Basha: Qeveria, rrezik për qytetarët

29/01/2014 00:00

Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Qeveria e
Kryeministrit Edi Rama është kthyer në rrezik për qytetarët e vendit.

Ne nje takim me demokratet e Lushnjes, kreu i opozites akuzoi Qeverine se me paaftesi dhe paligjshmeri ka mbjelle jo vetem pasiguri ekonomike per shqiptaret, por edhe largim te investitoreve te huaj. Siç thote zoti Basha, me veprimet e saj antishtet Qeveria po perhap me shpejtesi edhe pasigurine per jeten, duke qene ajo frymezuesja e krimit ne vend.   

“Numri i vrasjeve është shtuar frikshëm, numri i grabitjeve edhe më shumë, linjat e vjetra të trafikut të drogës janë riaktivizuar dhe bandat, janë rishfaqur sërish me maska dhe pa maska. Sepse shteti është frymëzuesi kryesor i kaosit dhe gjendjes së kriminalitetit në vend. Një shtet që vjedh ditën për diell serverin e të dhënave tatimore, pasurinë më të çmuar, sekretin më të ruajtur të çdo shteti, nuk bën gjë tjetër veçse frymëzon krimin dhe kriminalitetin”, tha Basha.
 
Paralelisht me opoziten ndaj qeverise, Lulzim Bashes i duhet te drejtoje edhe nje proces tjeter, ndoshta me te veshtire- riorganizimin e Partise Demokratike pas humbjes se thelle te zgjedhjeve. 

“Përmes argumentit, arsyes, transparencës dhe llogaridhënies të evidentojnë qartë dhe saktë se çfarë është bërë gabim. Këtu, pa dyshim, do të ketë vend që për ata që nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës dhe mandatit që u është besuar, duhet të japin llogari para anëtarësisë”, tha Basha.

Por duke thene kete, zoti Basha u beri te qarte demokrateve se procesi i analizes per humbjen dhe i zgjedhjeve te reja ne parti nuk do te kthehet ne nje gijotine politike.
 
“Askush nuk duhet ta ndiejë veten para një inkuizicioni, por para një familje të madhe e cila është e gatshme të mësojë nga gabimet dhe të ecë përpara. Nuk ka në këtë parti dhe nuk do të ketë kurrë asnjë demokrat të tepërt. Çdo demokrat është dhe mbetet pasuri e madhe e PD”, tha Basha.

Nga Lushnja, Lulzim Basha u beri thirrje demokrateve per nje gare te ndershme brenda partise, nga baza ne qender, per te zgjedhur me te miret dhe per t’u treguar shqiptareve se Partia Demokratike eshte alternativa me e mire per realizimin e projektit te Shqiperise se zhvilluar europiane. 

Top Channel