Arrestimi i 27-vjeçarit Julian Sinani në Tiranë para disa ditësh,i
dyshuar si vrasës me pagesë ka shkaktuar një alarm të ri në policinë
greke.

Kjo per faktin se ai ne deponimet e tij ka pohuar se ka vrare ne vitin 2011 ne Athine dy persona, ndersa ka pasur lidhje edhe me organizatat terroriste greke.Siç bejne me dije mediat ne Greqi, specialistet e policisë qe kane mberritur nga Athina jane ndodhur para disa te dhenave te cilat tani per tani nuk kane lidhje me njera tjetrin dhe presin te vertetojne ne se ato qe ka pohuar Sinani jane te verteta.

Ajo qe shkakton habi eshte fakti se perse 27-vjeçari i lindur ne Elbasan dhe banues ne Vlore,qe hynte e dilte shpeshehere ne Greqi, pohon perveç te tjerash edhe vendosjen e nje bombe ne banjat e Gjykates se Selanikut ne vitin 2010 nga shperthimi i se ciles rrezikuan jeten mbi 50 vete qe nuk kishin mundur te dilnin nga ndertesa.

Sinani ka pranuar edhe vrasjen e dy grekeve 35 dhe 45 vjeç, njeri prej te cileve i lidhur me boten e krimit, kurse tjetri kalimtar i rastit. I ka vrare duke i qelluar me pistolete  ne vitin 2011 sipas deponimeve te tij. Behet fjale per nje vrasje qe vertet nuk eshte zbardhur dhe nuk jane percaktuar autoret dhe motivet,por ajo qe vihet ne dyshim eshte lidhja e 27 vjecarit me organizaten terroriste greke “Berthamat e Zjarrit” qe morri persiper pergjegjesine per aktin e shperthimit te bombes ne gjykaten e Selanikut.

Ekspertet greke te cilet kane marre ne pyetje edhe te arratisurin e burgut te Trikalles Ilir Kupa presin te mesojne me teper detaje per kete arratisje te bujshme te 11 te burgosurve shqiptare te ndihmuar edhe nga persona te armatosur jashte burgut, disa prej te cileve siç pohojne mediat greke,i perkisnin edhe familjes Sinani, me prejardhje nga Kruja.

Shtypi grek ka disa dite qe fokusohet ne keto dy arrestime te bujshme ne Shqiperi duke vene theksin tek arrestimi i Ilir Kupes per te cilin shprehen se do te pranonte edhe te merrte persiper nje veper penale ne Shqiperi vetem e vetem qe te mos ekstradohej, por tashme me deponimet per krimet e kryera ne Greqi edhe nga Julian Sinani, interesi eshte akoma me i madh.

Top Channel