Greqia ka informuar shtetin shqiptar qe ne vitin 1978 per planet e
devijimit te lumit Vjosa deri ne 80 perqind te sasise se ujit qe rrjedh
ne shtratin e tij.

Ndersa negociatat e fundit mes pales shqiptare dhe asaj greke jane kryer ne 31 korrik te vitit 2013, nje takim ky qe s’eshte bere asnjehere publik. Kete e ben te ditur diplomati Ksenofon Kristafi, i cili thote se 13% e ujërave të Vjosës janë devijuar përfundimisht në vitin 1991 për ndërtimin e një hidrocentrali në afërsi të Metsovos. Në vitin 1978 pala greke ka njoftuar në Komisionin Shqiptaro-Grek per mundësinë e devijimit të ujërave të Vjosës deri ne 80 për qind.

“Që në vitin 1978 pala greke njoftoi se ishte duke studiuar mundësinë e devijimit të ujërave të Vjosës. Në atë kohë çështja u bë objekt diskutimi në Ministrinë e Jashtme, por nuk u ndoq me seriozitetin e duhur. Erdhi viti 1983, kur projektet greke filluan të konkretizoheshin dhe kur filloi praktikisht puna për të devijuar ujërat e Vjosës. Atëherë Qeveria shqiptare i kërkoi Qeverisë greke të uleshin në bisedime për të gjetur një zgjidhje në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. Mbi këtë bazë filluan bisedimet në Tiranë  në vitin 1984, ku pala shqiptare kërkoi me insistim që të mos vihej dorë në ujërat e lumit Vjosa, ose nëse do të vihej dorë në këto ujëra, duheshin gjetur mënyra të tilla që interesat e palës shqiptare të mos cënoheshin. Unë e them me keqardhje që për vite të tëra, kërkesave këmbëngulëse të palës shqiptare ku ka trajtuar dhe zgjidhur juridikisht këtë problem, pala greke iu përgjigj me pretekse që vetëm zvarrisnin çështjen dhe nuk jepnin asnjë lloj zgjidhje”, tha Kristafi.

Devijimi i Vjoses sipas pales greke behet per te rigjalleruar liqenin e Janines por edhe per te ndertuar nje hidrocentral.

“Për dijeni tuaj në 31 korrik të vitit të kaluar është diskutuar ky problem në strukturat e Qeverisë greke për të parë mundësinë e devijimit të ujërave të lumit Vjosa. Unë besoj që autoritetet tona do t’i ndjekin me seriozitet këto sinjale që vijnë dhe do të kërkojë shpjegimet përkatëse”, tha Kristafi.

Top Channel