Bashkësia Muslimane e Serbisë propozoi myftiun e Sanxhakut, Muamer Zukorliç, për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme për president, në vitin 2017.
Zukorliç pranoi se është duke e konsideruar këtë mundësi.
Së bashku me myfiun e Beogradit, Muhamed Jusufspahiç, Zukorliç u shpreh në një televizion kombëtar se gjithsesi diçka e tillë mbetet e vështirë, pasi ai ka lindur në Srebrenicë dhe ka nënshtetësi boshnjake, ndaj edhe nëse do të dëshironte do t’i duhej një autorizim më parë.
Ndonëse pranoi se konkurrimi politik nuk është i përshtatshëm për krerët e një bashkësie fetare, Zukorliç pranoi se diçka e tillë mund të jetë e dobishme për të luftuar diskriminimin e muslimanëve në vend.
Presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliç, u zgjodh në vitin 2012, duke mundur në zgjedhje paraardhësin e tij Boris Tadiç.
Top Channel