Milan, tjetër përforcim për mesfushën

28/01/2014 00:00

Milani vazhdon të përforcojë mesfushën në ditët e fundit të merkatos së janarit. Pas Michael Essien, klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen për shkëmbimin kokë më kokë të mbrojtësit Zaccardo me mesfushorin Adel Taarabt të Fulham-it.

Futbollisti, i cili quhet “Cristiano Ronaldo i Marokut”, ndiqej me interes edhe nga Juventus e Lazio.

Në të kaluarën, Taarabt ka deklaruar: “Nëse do të kisha sukses me Milanin, do të më hapej rruga për tek ekipe si Reali dhe Barcelona. Do e lija Anglinë vetëm për Milanin.”

Ndërkohë, Milani po mendon për afrimin në skuadër edhe të Biabiany, lojtarit të Parmës. Galliani është takuar me drejtuesit verdheblu, por duket se lojtari e ka të ardhmen në Kinë, tek skuadra që drejtohet nga Marcello Lippi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta