F1, Raikkonen i lë pas të gjithë

28/01/2014 00:00

Ka nisur me ditën e parë të testimeve sezoni i ri i Formulës 1. Në Spanjë nuk kanë munguar problemet tek të gjitha njëvendëshet, por në fund të ditës ka qenë Kimi Raikkonen me Ferrari më i shpejti.

Finlandezi ka regjistruar kohën 1’27’’104 duke lënë pas Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Valteri Bottas (Williams).

Gjithsesi, këto kohë nuk duhen marrë parasysh në një ditë ku pati edhe reshje shiu në pistë. Raikkonen ishte ai që xhiroi më shumë (31 xhiro) edhe pse gjatë paradites nuk kompletoi dot asnjë xhiro.

Vetëm 3 xhiro për Sebastian Vettel, por asnjë kohë e saktë për t’u regjistruar.

Duke u krahasuar me ditën e parë të testimeve të vitit 2013, kohët janë shumë të larta. Jenson Button (McLaren) ishte atëherë më i shpejti me kohën 1’18’’861, ndërsa koha më e shpejtë e Raikkonen është rreth 10 sekonda më e ngadaltë.

1. Raikkonen (Ferrari), 1’27″104 (31 xhiro)
2. Hamilton (Mercedes), 1’27″820 (18 xhiro)
3. Bottas (Williams), 1’30″082 (7 xhiro)
4. Perez (Force India), 1’33″161 (11 xhiro)
5. Vergne (Toro Rosso), 1’36″530 (15 xhiro)
6. Gutierrez (Sauber), 1’42″257 (7 xhiro)
7. Vettel (Red Bull), pa kohë (3 xhiro)
8. Ericsson (Caterham), pa kohë (1 xhiro)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA