F1, Ferrari nis me probleme

28/01/2014 00:00

Kishte shumë kuriozitet për xhirot e para të Ferrarit të ri në testimet parasezonale që nisën sot në Jerez të Spanjës. Kimi Raikkonen ishte piloti që nxorri për herë të parë në pistë “Kokëkuqen”. Finlandezi e nis mirë: kthesa e parë, kthesa e dytë dhe kaq…

Njëvendëshja F14 T parkohet në anë të pistës që në xhiron e parë, ndërsa piloti kthehet në këmbë në bokse. Skuderia e Maranellos ka bërë të ditur nëpërmjet Twitter-it se makina është ndalur nga inxhinierët për të shmangur probleme më të rënda.

Më parë kishte dalë në pistë Mercedesi, një xhiro dhe në bokse. Më pas, Force India gjithashtu ndaloi pa mbaruar xhiron e plotë. Makinat, ashtu siç pritej, bëjnë vetëm një xhiro në ditën e parë të testimeve pasi rëndësi ka besueshmëria dhe njëvendëshet nuk janë gati për testime të plota.

Në këto pak xhiro të zhvilluara nga skuadrat, koha më e mirë u regjistrua nga Lewis Hamilton (Mercedes): 1:27:820. Pas tij Jean Eric Vergne. Këto ishin dy pilotët e vetëm që zhvilluan më shumë se 1 xhiro në pistën e Jerezit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA