Protestuesit anti-qeveritare në Ukrainë lanë godinën e pushtuar të Ministrisë së Drejtësisë, disa orë pasi ministrja Lukash kërcënoi me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Një zëdhënës i opozitës theksoi se gjesti i tyre kishte një domethënie simbolike dhe se nuk ishte qëllimi i protestuesve të provokojnë autoritetet e aq më pak të përdhosin institucionet.
Sipas korrespondentëve të “BBC”, protestuesit kanë braktisur godinën, por 30 prej tyre po qëndrojnë përpara godinës, duke mos lejuar asnjë që të futet brenda.
Përballjet midis forcave të sigurisë dhe manifestuesve janë përhapur në të gjithë Ukrainën, si rrjedhojë e një krize dy-mujore politike, e cila besohet se do të përcaktojë shumë në kursin e vendit pro-Europës ose Rusisë.
Lukash: Do kërkoj gjendje të jashtëzakonshme
Ministrja e Drejtesisë e Ukrainës paralajmëroi protestuesit se ajo do të kërkojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, nëse ata nuk largohen nga ndertesa që e mbajnë nën kontroll.
Olena Lukash i tha medias lokale se “ajo do t’i drejtohet Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare”.
“Unë jam një prej anëtarëve të grupit të punës për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale. Jam e detyruar t’i drejtohem Presidentit te Ukraines dhe t’i kërkoj të ndalojë bisedimet derisa ndërtesa e Ministrisë të lirohet menjehere dhe pjesëmarrësve të mos i jepet një mundësi për t’i gjetur një zgjidhje paqësore konfliktit”, tha Lukash.
Protestuesit të dielën në mbremje morën nën kontroll ndërtesën në Kiev pa ndeshur qendresë. Një prej protestuesve u tha gazetareve se “marrja e ndërtesës është një hap simbolik i njerëzve të kryengritjes. Tani, këta autoritete janë të zhveshur nga drejtesia- tha ai”. Një prej organizatoreve shpjegoi se ndërtesa u përdor si një strehë, sepse protestuesit po përballeshin me temperaturat e ulta dhe ngricën.
“Nëse Ministria e Drejtesisë nuk lirohet, unë do të jem e detyruar ti drejtohem kolegeve, anetareve te Keshillit te Sigurise dhe Mbrojtjes dhe ti kerkoj te disktojnë për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në vend”, tha Lukash.
Javën e kaluar edhe parlamenti i Republikes Autonome te Krimesë- qe konsiderohet si përkrahes i Janukovic- i kërkoi atij të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.Protesta po përhapen në të gjithë Ukrainën. Protestuesit kanë marrë nën kontroll ndërtesat e bashkisë në më shumë se 10 qytete.
Kjo po ndodh edhe zonat lindore, të cilat kanë patur lidhje të ngushta me Rusinë, ku presidenti Viktor Janukovic gëzon mbështetje te forte. Kriza në vend u përhap pas vendimit të presidentit për të mos nënshkruar marrëveshjen me Bashkimin Europian dhe kulmoi me vrasjen e katër aktivisteve, ditët e fundit.
Top Channel