Thohir në stadium, çfarë mërzie!!!

27/01/2014 00:00

Udhëtoi për mijëra kilometra nga Xhakarta për në Milano për të ndjekur ndeshjen e radhës të skuadrës së tij. Por edhe pse presidenti ishte në shkallët e stadiumit, Interi nuk shkoi dot më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e ditës së djeshme ndaj Katanias në San Siro.

Eric Thohir u ul në krah të paraardhësit të tij në shkallët e tribunës vip. Kamerat dhe aparatet fotografikë ishin drejtuar nga ai për të ndjekur cdo reagim të mundshëm të presidentit në një nga rastet e pakta që ai sheh Interin e tij nga shkallët e stadiumit.

Ajo që u dokumentua ishte mërzia e miliarderit indonezian. Ta ketë patur nga lodhja, apo nga paraqitja e skuadrës? Apo të dyja? Kjo nuk dihet, por në San Siro presidenti i ri i zikaltërve u shfaq përgjumësh dhe pak i interesuar tek loja, megjithëse në krah qëndronte Moratti, gjithmonë i përqendruar tek paraqitjet e skuadrës në fushë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta