Spanjë, Barça dhe Atletico rimarrin kreun
27/01/2014 00:00
Barcelona dhe Atletico Madrid kanë rimarrë kryesimin e kampionatit spanjoll pas javës së 21, ku të dyja ekipet fituan ndeshjet e tyre.
Katalanasit mundën 3-0 në Camp Nou skuadrën e Malagës, ndërsa madrilenët bardhekuq fituan në transfertë 2-4 ndaj Rayo Vallecanos.
Golat për skuadrën e Martinos u shënuan nga Pique, Pedro dhe Alexis Sanchez, ndërsa Messi nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës edhe në këtë ndeshje.
Për skuadrën e Simeones golat u shënuan nga Villa, Turan (2) dhe Diego Costa.
Në këtë mënyrë, të dyja skuadrat ngjiten në kuotën e 54 pikëve dhe ruajnë një pikë avantazh ndaj Real Madrid të vendit të tretë.
Top Channel