Robben: Bundesligën e kemi në dorë

27/01/2014 00:00

Bayern Munchen rriti në 10 pikë avantazhin në krye të renditjes së Bundesligës pas rezultateve të fundjavës dhe Arjen Robben mendon se tani gjithçka është në dorë të bavarezëve.

Bayer Leverkusen i vendit të dytë humbi ditën e shtunë ndaj Freiburg duke u larguar nga kreu dhe Robben tha: “Mendoj se kundërshtari kryesor i yni jemi vetë ne. Kemi një avantazh të madh dhe duhet ta ruajmë atë deri në fund. Jemi shumë të kënaqur me situatën ku ndodhemi.”

Hollandezi u kthye të luajë për bavarezët 7 javë pas një dëmtimi në gju dhe ka pranuar se nuk është në 100% të formës: “Jam i lumtur që u ktheva të luaj. Ishte një dëmtim serioz dhe nuk jam rekuperuar siç duhet. Gjërat po ecnin mirë për mua deri para dëmtimit dhe tani më duhet të stërvitem shumë dhe të fitoj sërish ritëm duke luajtur.”

Ndeshja e radhës për Bayern Munchen është ajo e ditës së mërkurë ndaj Stuttgart, e vlefshme për Bundesligën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA