Nishani: Jo abuzimit me zbardhjen e vendimeve
27/01/2014 00:00
Kreu i shtetit Bujar Nishani kërkoi që të mos abuzohet me zbardhjen e
vendimeve, ndërsa shprehu angazhimin për reformën në drejtësi.
Duke folur në analizën vjetore të punës së Gjykatës së Apelit, Presidenti i Republikës u shpreh se është koha që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të reflektojë vendimet që vijnë nga trupa gjyqësore, e cila ka në shumicë kapacitetet elitare.
Presidenti ftoi çdo person që të japë kontributin e tij në drejtësi, duke theksuar se duhet ndaluar keqpërdorja e drejtësisë dhe se në Shqipëri gjykatësi duhet të jetë “Zot”.
Top Channel