“Në Sochi nuk ka homoseksualë”

27/01/2014 00:00

Kryebashkiaku i Sochi-t, qytetit rus që do të mirëpresë Lojrat Olimpike Dimërore muajin e ardhshëm, ka thënë se në qytetin e tij nuk ka asnjë homoseksual.

Vitin e kaluar shumë vende perëndimore janë ankuar për ndalimin e propagandës gay në Rusi dhe ka pasur kërcënime për bojkotimin e evenimentit sportiv, por Anatoly Pakhomov, i cili është anëtar i partisë së Vladimir Putin, tha se homoseksualët janë të mirëpritur në Sochi deri në momentin që “nuk i imponojnë zakonet e tyre të tjerëve”.

Kur u pyet nga BBC nëse homoseksualët duhet të fshehin shijet e tyre në Sochi, ai tha: “Jo, secili e di vetë se çfarë bën me jetën e tij, por në qytetin tonë nuk ka gay. Ose të paktën unë nuk njoh asnjë të tillë.”

Më parë, presidenti Putin kishte deklaruar se homoseksualët do të mirëpriten në Sochi, por shtoi se ata nuk duhet të merren me fëmijët.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta