F1, prezantohet Sauber C33

27/01/2014 00:00

Është prezantuar online Sauberi i sezonit të ri të Formulës 1. Bëhet fjalë për makinën C33 me motor Ferrari.

Njëvendëshja zvicerane, me pilotë zyrtarë Esteban Gutierrez dhe Adrian Sutil, do të ketë një hundë të ulët, por shumë më pak të theksuar se makinat e tjera të prezantuara deri tani.

“Duke marrë parasysh ndryshimet rrënjësore të rregullores nuk mund të bëjmë parashikime dhe për këtë arsye, gjëja kryesore do të jetë besueshmëria”, tha shefja e skuadrës, Monisha Kaltenborn.

“Gjysma e parë e vitit 2013 ishte e vështirë për ne, por në gjysmën e dytë bëmë hapa përpara të mëdha. Kemi mësuar shumë dhe mësimet që morëm do i kemi parasysh për fillimin e sezonit të ri”, shtoi Kaltenborn.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta