F1, Mercedesi, mbishkrim për Schumin

27/01/2014 19:50

Skuadra e Mercedesit i ka kushtuar një dedikim të veçantë Michael Schumakerit, gjatë ditëve të para të provave në Jerez.

Njëvëndëshet e Hamilton dhe Rosberg, kanë zbritur në pistë të dyja me nga një mbishkrim të dukshëm, në të cilën shkruhet “Vazhdo të luftosh Micheal”.

Njëkohësisht, nëpërmjet faqes në “Twitter”, skuadra gjermane ftoi të gjithë fansat e saj që të mbështeten me këtë nismë.

Micheal Schumaker fitoi shtatë titujt e tij kampionë me Ferrarin, por mbylli karrierën e tij me një Mercedes, automjet që drejtoi për herë të fundit në Botërorin e 2012-s.

Top Channel