Buffon: Juve dhe Roma, sfida e titullit

27/01/2014 00:00

Barazimi ndaj Lazios dhe afrimi i Romës në klasifikim nuk duhet të alarmojnë Juventusin. Ky është mendimi i Gianluigi Buffon, kapitenit të bardhezinjve.

“Më vjen të qesh kur dëgjoj për një Juventus në vështirësi. Roma është një skuadër e fortë, e dinim këtë. Nuk ndryshon gjë nëse tani kemi dy pikë avantazh më pak ndaj tyre. Gara për titull është mes nesh dhe Romës”, tha portieri i kampionëve në fuqi të Italisë.

Buffon foli edhe për kartonin e kuq të marrë ndaj Lazios: “Ndëshkimi ishte i drejtë, këto janë rregullat. Me arbitrat ka më shumë dialog dhe kjo është pozitive për lojtarët. Mendoj se arbitrat kanë punuar mirë deri tani.”

Ndeshja e radhës e Juventusit, ku Gianluigi Buffon do të mungojë, është ndaj rivalëve të Interit, të dielën në mbrëmje (20:45).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA