Belgjikë, marshim për Michael Schumacher

27/01/2014 00:00

Një marshim në mbështetje të Michael Schumacher, i cili vazhdon të qëndrojë ne gjendje kome pas një aksidenti me ski në fund të dhjetorit, mblodhi rreth 500 persona në cirkuitin Spa-Francorchamps të Belgjikës.

“Është një marshim që kërkon t’i përcjellë energji pozitive Michael Schumacher-it dhe familjes së tij në mënyrë që ai të fitojë garën më të rëndësishme të jetës”, deklaroi për mediat belge organizatorja e eventit, Heidi Hendrickx.

Sipas televizionit RTL-TVi, pjesëmarrësit nuk ishin vetëm nga Belgjika, por edhe nga Franca, Hollanda, Anglia dhe Gjermania. Kerpen, vendlindja e ish-pilotit të Formulës 1, është vetëm disa qindra kilometra larg Spa.

Spa-Francorchamps është pista ku Schumi debutoi në F1 në vitin 1991 dhe një vit më pas gjermani arriti fitoren e parë të karrierës pikërisht në këtë pistë.

Shtatë herë kampioni i Botës është gjithashtu Qytetar Nderi i komunës Spa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA