Primera, Reali fiton dhe ngjitet në krye

26/01/2014 08:25

Reali i Madridit ka fituar 2-0 përballë Granadës në javën e 21-të të Primera Division, duke shijuar kreun e klasifikimit i vetëm, pas një periudhe të gjatë ndjekjeje.

Kanë rezultatur deçizive golat e Cristiano Ronaldos në minutën e 57-të dhe Benzemasë në të 74-n.

Deri sa të luajnë Atletico dhe Barelona, skuadra e Ancelottit, ngjitet e vetme në krye në kuotën e 53 pikëve, një pozicion ky që nuk e mbanin madrilenët që nga java e katërt e kampionatit.

Top Channel