Shefi i zyrës operacionale në doganën e Kapshticës u arrestua mëngjesën e së dielës mbi bazën e dyshimeve për korrupsion dhe kontrabandë.

33-vjeçari Algert Lami u vendos në pranga së bashku me tregtarin Krenar Halimllari, mbi të cilin rëndon akuza e tregtimit të mallrave kontrabandë.

Së bashke me dy të arrestuarit, policia informoi se po procedohen në gjendje të lirë dy doganierët e turnit, L.K dhe V.T.

Doganierët dyshohet se favorizuan tregtarin, duke e lejuar që t’i shmangej detyrimeve doganore.

E shtyrë nga kjo çështje, prokuroria po heton për ekzistencën e praktikave të tjera korruptive dhe doganën e Kapshticës.

Top Channel