Kjo është makina në dispozicion të Alonsos dhe Raikkonen për këtë sezon të F1
Ferrari ka prezantuar makinën e re të sezonit 2014-të të Formulës 1, e cila do të quhet F14T.
Kjo është makina që do të ketë në dispozicion në këtë sezon dyshja e pilotëve Fernando Alonso dhe Kimi Raikkonen.
Si të gjitha makinat e këtij sezonit, kjo njëvendëshe do të ketë motorin e ri turbo dhe ndryshimet e mëdha teknike që kanë dhënë efekt edhe në pamjen e saj të jashtë.
Në të vërtetë, Ferrari kishte filluar punën për këtë makinë që prej 2 vitesh dhe mendohet se do të jetë pikërisht ky mjeti që do të bëj rikthimin tek titulli kampion i skuadrës nga Maranelo në botën e Formulës 1, titull që i mungon prej 6 vitesh.
Ndërkohë, dyshja Alonso-Raikkonen konsiderohet nga të gjithë specialistët si dyshja e ëndrrave të pilotëve të këtij sporti.
Top Channel