Wawrinka: Mund të fitoj ndaj Nadalit

25/01/2014 00:00

Stanislas Wawrinka tha se bashkëpatrioti i tij Roger Federer i ka dhënë disa këshilla për të mundur Rafael Nadalin në finalen e Australian Open (e dielë, ora 09:30).

“Roger më ka dërguar disa mesazhe në celular dhe unë i kam shumë mirë parasysh, por nuk do i them publikisht”, tha tenisti zviceran në konferencën për shtyp.

Nadal ka fituar të dymbëdhjeta përballjet që ka pasur deri më sot me Wawrinka, por zvicerani nuk hyn në fushë i mundur.

“Statistikat mund të ndryshojnë. Tani jam i bindur se mund të fitoj ndaj kujtdo”, deklaroi 28-vjeçari.

“E di se çfarë duhet të bëj, duhet të jem agresiv dhe të shërbej mirë. Jam i lumtur që do të luaj në këtë finale të madhe ndaj një miku si Rafael Nadal, me të cilin jemi stërvitur shumë herë bashkë”, shtoi Wawrinka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA