Milan, Seedorf: Bëni durim

25/01/2014 00:00

Në prag të ndeshjes ndaj Cagliari, Clarence Seedorf ka kërkuar durim nga të gjithë tifozët e Milanit.

“Objektivat e një klubi si ky janë gjithmonë të njëjtat, por tani duhet të nisim të grumbullojmë pikë. Jam këtu për të rindërtuar ekipin dhe unë kam parë që lojtarët kanë reaguar dhe janë të gatshëm për të ndryshuar marsh. Na duhet të punojmë dhe kërkoj durim nga ana e tifozëve”, deklaroi tekniku hollandez.

Më pas, Seedorf u shpreh i kënaqur me lojtarët e tij: “Në dy ndeshjet që unë kam qenë në drejtim, kam parë vullnet për përmirësim.”

Në lidhje me përforcimin më të ri të merkatos së janarit, Michael Essien, trajneri i kuqezinjve tha: “E njoh mirë, është një lojtar i madh që mund të luajë në një nga dy pozicionet e mesfushës. Do të sjellë vlera brenda dhe jashtë fushe.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA