9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026
Mendohet se ka vrarë veten më 30 prill 1945 në një bunker të Berlinit pasi kuptoi që Gjermania kishte humbur Luftën e Dytë Botërore, por një libër i ri thotë se Adolf Hitleri u arratis nga bunkeri dhe vdiq në vitin 1984 në moshën 95-vjeçare, në një qytezë të vogël braziliane në kufi me Bolivinë.
Për ta vërtetuar këtë gjë, autorja e librit publikon edhe një fotografi të një burri me një grua braziliane, por fytyra e burrit nuk duket aspak qartë. Gruaja në foto quhet Cutinga dhe sipas autores Simoni Renee Guerreiro Dias, Hitleri u lidh me të për të treguar se nuk urrente çdo person që nuk ishte i racës ariane.

Libri me titull “Hitleri në Brazil, jeta dhe vdekja e tij” thotë se Hitleri jetoi me emrin Adolf Leipzig në qytezën Nossa Senhora do Livramento dhe njihej mes banorëve si “plaku gjerman”.
Akademikët në Brazil e kanë konsideruar këtë teori si “krejt të pavlerë”. Candido Moreira Rodrigues, një profesor historie në Universitetin Federal të Mato Grosso, tha: “Të gjithë njësoj janë këta njerëz që i thonë vetes historianë dhe dalin me teorira se Hitleri ka jetuar në Amerikën Latine.”
Tre vite më parë, autorët Gerrard Williams e Simon Dunstan kanë publikuar një libër ku ngrenë teorinë se Hitleri ka jetuar në Argjentinë së bashku me të dashurën e tij Eva Braun, me të cilën pati dy vajza. Sipas tyre, Adolf Hitleri vdiq në vitin 1962, në moshën 73-vjeçare.
Top Channel