Australian Open, triumfon Na Li
25/01/2014 00:00
Më në fund, Na Li ka arritur të fitojë Australian Open. Tenistja kineze, e cila kishte humbur finalen e këtij turneu në vitet 2011 dhe 2013, ka arritur të triumfojë në Melburn në tentativën e tretë.
Finalja ndaj sllovakes Dominica Cibulkova nuk ka pasur histori. Aziatikja ka fituar në dy sete me rezultatin 7-6, 6-0 në më pak se 2 orë lojë.
Ky është Grand Slam-i i dytë në karrierë për Na Li pas Roland Garros të fituar në vitin 2011.
Top Channel