Rusia blindon Capello-n

24/01/2014 00:00

Ishte në listën e trajnerëve më të përfolur për pas botërorit të Brazilit. Themi ishte sepse Fabio Capello u ka dhënë fund skepulimeve me emrin e tij duke firmosur një kontratë që e mban të lidhur atë me kombëtaren ruse deri në vitin 2018.

Lajmi është njoftuar nga vetë federata ruse. Capello përflitej ndër emrat favoritë për marrjen e kombëtares së Italisë pas Brazilit. Por zgjatja e kontratës, që i përfundonte pas këtij botërori ka shuar këto shpresa.

Sipas media sportive ruse, Don Fabio do të drejtojë rusët për një paraqitje dinjitoze në Botërorin e 2018-ës që organizohet pikërisht në Rusi dhe do të përfitojë plot 9 milion euro në vit nga ky angazhim.

Rusia bëri një paraqitje të shkëlqyer në fazën eliminatore për Brazil 2014, ku zuri vendin e parë në grup duke lënë pas Portugalinë, duke siguruar kualifikimin e tretë që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta