
Bundesliga i jep fund pushimeve të gjatë dimërore dhe rikthehet këtë fundjavë me ndeshjen e parë të së premtes, ajo mes Borusia M.gladbach dhe Bajernit të Mynihut.
Vendasit ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes në fushën e tyre këtë sezon duke realizuar 8 fitore dhe vetëm një barazim, ndërsa Bajerni do të synojë thellimin e diferencës me vendin e dytë, duke përfituar edhe nga një ndeshje mangut që do ta luajë në mesjavë kundër Shtutgartit dhe që kompleton fazën e parë të kampionatit.
Në ndeshjet e së shtunës Dortmundi i vendit të katërt do të kërkojë pikët maksimale për të ngjitur shkallët e klasifikimit përballë Augsburgut, ndërsa Leverkuseni luan në transfertë ndaj Freiburgut.
Java e 18 mbyllet të dielën me dy takimet e fundit, Verder-Braunschweig dhe Hamburg-Schalke.
Bajerni kryeson tabelën e klasifikimit me 44 pikë, ndjekur nga Leverkusen me 37, M.gladbah 33 dhe Dortmund 32.
Top Channel