Policia po heton ne lidhje me sulmet me bomba ndodhur se fundmi edhe ne pisten e akteve te organizuara me qellim terrori.
Per te goditur kete lloj krimi eshte kerkuar me urgjence qe kompanite celulare te mbyllin te gjitha numrat e paindetifikuar apo numrat e shumte ne emer te nje personi. Perdorimi i ketyre numrave per atentate me bomba eshte kthyer ne nje shqetesim per policine e cila po heton.
“Këto janë objekte të hetimeve dhe nuk mund të jap një konkluzion. Nga hetimet e deritanishme rezulton që këto janë përdorur edhe në ngjarje të veçanta dhe jo pa shkak është edhe shqetësim i shtuar i joni për të ndërprerë këtë veprimtari të paligjshme. Përveç hetimeve konkrete që do të çojnë tek personat përgjegjës ne duhet të ndërpresim paligjshmërinë”, tha Fran Rica, shef i Sektorit kundër Krimit Ekonomik.
Drejtuesi i larte i Policise se Shtetit beri te ditur se tashme ka nisur nje aksion kontrolli.
“Kemi nisur aksion kontrolli më të gjitha tregjet informale dhe kanë sekuestruar qindra numra telefonikë që gjendeshin në zotërim të personave të palicensuar. Të gjithë këta persona janë çuar për ndjekje penale. Po hetohet jo vetëm në drejtim të këtyre personave, por edhe ndaj kompanive apo punonjesve te kompanive qe merren me kete veprimtari. Do te shohim nese ndodhemi edhe para ndonjë mashtrimi me TVSH-ne, sepse ka të dhëna që kompani te caktuara mund të kenë abuzuar edhe në këtë drejtim”, thotë Rica.
Shperthimi i eksplozivit me ane te celulareve eshte kthyer ne nje praktikte te rendomte ku persona te ndryshem vihen ne shenjester ne atentate ne automjetet e tyre dhe pothuajse te gjitha ngjarjet kane mbetur pa autor.
Top Channel