Falcao humbet botërorin

24/01/2014 00:00

Kombëtarja e tij me shumë gjasa nuk do ishte shpallur kampione, por ai me siguri mund të ishte njëri prej protagonistëve të botërorit të Brazilit.

Por fati vendosi ndryshe. Radamel Falcao nuk nuk do të jetë pjesë e finaleve të Kupës së Botës për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar në ndeshjen e kupës së Francës mes Monakos dhe skuadrës modeste Chasselay Monts të luajtur mbrëmjen e së mërkurës.

Sulmuesi kolumbian braktisi fushën pas një ndërhyrje të rëndë të një kundërshtari. Fillimisht u mendua për një dëmtim të lehtë, por pas analizave stafi mjekësor i skuadrës franceze tha se Falcao ka këputur një ligament në këmbën e majtë që do ta mbajë larg fushave të paktën 6 muaj.

Tashmë kombëtarja kolumbiane duhet të bëjë llogaritë pa pikën e saj referuese në sulm dhe sa për informacion, ndeshja e kupës u fitua nga Monako me rezultatin 3-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA