F14 T, emri i Ferrarit të ri

24/01/2014 00:00

Quhet F14 T Ferrari me të cilin Alonso dhe Raikkonen do të garojnë në kampionatin e ri të Formulës 1. Emri është zgjedhur nga tifozët e “Kokëkuqes” nëpërmjet një sondazhi në rrjetet sociale.

Në total kanë votuar 1.123.741 persona dhe F14 T ka marrë 32.9% të preferencave duke lënë pas emrin F166 Turbo që mori 31.2%. Më pak vota kanë marrë emrat F14 Scuderia, F14 Maranello dhe F616.

“Është diçka e bukur që emri i makinës është zgjedhur nga tifozët. Numri i madh i votave tregon dashurinë që ata kanë për Ferrarin dhe kjo dashuri na shton motivimin”, tha shefi i skuderisë italiane, Stefano Domenicali.

Votat kanë ardhur nga shumë vende të Botës, mes të cilave edhe vende si Kuba, Palau apo Guinea Ekuatoriale, gjë që tregon qartë famën e skuderisë legjendare italiane anembanë globit.

Prezantimi zyrtar i makinës F14 T do të bëhet më 25 janar në orën 15:30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA