F1, Lotus tregon makinën e sezonit të ri

24/01/2014 00:00

Pasi njoftoi largimin e shefit Eric Boullier gjatë mëngjesit, Lotusi prezantoi mesditën e së premtes makinën me të cilën do të garojë në sezonin e ri të Formulës 1.

Njëvendëshja do të quhet E22 dhe është shumë e ngjashme në pamje të parë me atë të vitit 2013. I vetmi ndryshim është se sponsori kryesor është PDVSA, shoqëri naftënxjerrëse venezueliane e sjellë nga piloti Pastor Maldonado.

“Lotus F1 Team kurrë nuk është ndalur dhe për vitin 2014 do të kemi një makinë me shumë të reja, ortakë të rinj dhe një strukturë të re organizative në Enstone. Falenderojmë Eric Boullier për punën e këtyre viteve dhe jemi të sigurtë që do të vazhdojmë të jemi një nga ekipet kryesore të Formulës 1 në sezonet e ardhshme”, tha Gerard Lopez, shefi i ri i Lotusit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta