Basha: Jo reforma të njëanshme

24/01/2014 00:00

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka shfrytezuar nje takim
me demokratet e Kurbinit, per te bere nje paralajmerim te forte dhe te
prere, qe lidhet me reformen e administrative territoriale. 

Pas largimit te opozites nga Parlamenti dhe ngritjes se Komisionit nga mazhoranca, kreu i demokrateve kishte nje mesazh jo vetem per Qeverine, por edhe per perfaqesuesit diplomatikë në Shqipëri.

“Ky komision është i pavlefshëm. Pa rivendosjen e plotë të parimit të konsensusit, siç e kemi bërë të qartë në mënyrë të përsëritur, bashkë me aleatët tanë. Dua t’ju bëj me dije këtu edhe partnerëve tanë ndërkombëtare, se produkti i një reforme të njëanshme arbitrare nuk mund të njihet dhe nuk do të njihet kurrë nga Partia Demokratike dhe nga opozita shqiptare”, tha Basha.

Eshte shume heret per te pohuar, nese mosnjohja e produktit te ketij komisioni nga ana e Partise Demokratike do te thote se opozita nuk do te marre pjese ne zgjedhje. Por e sigurt eshte se demokratet nuk do te terhiqen nga kerkesa e tyre per te patur garanci te plota se produkti i ketij komisioni do te jete vetem konsensual.

Nderkohe, zoti Basha ka bere te qarte se nje beteje tjeter shume e rendesishme për opoziten eshte zbardhja e te vërtetës me serverin e tatimeve. Per kete ngjarje, kreu i opozites beri akuza te forta kunder Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Meta.

“Sot çdo shqiptar e kupton se të dhënat tatimore janë kthyer në axhendë personale të interesave private, të pasurimit dhe të makutërisë mbi bazën e një skeme të mirëorganizuar mafioze, ku bizneset në këmbim të rryshfetit do të mund të ulin apo zerojnë gjobat apo detyrimet tatimore të çimentuar në sistemin elektronik të tatimeve. Përmes kësaj ndërhyrje antiligjore të pastër të një grupi të mirëndëruar dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të dyshes Rama-Meta, mund të arrihet ajo çfarë është arritur. Një qeverisje, e cila po ndërton nga themelet deri në çati një shtet mafioz. Beteja jonë nuk ka përfunduar, çështja është në Gjykata Kushtetuese dhe dua t’i garantoj sot nga Kurbini, Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA