Reforma territoriale, ngrihet komisioni

23/01/2014 00:00

Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi ngritjen e komisionit parlamentar të reformes territoriale.

Ndërsa opozita, që kishte braktisur më herët sallën e Parlamentit, nuk mori pjesë në votimin e kësaj nisme, që deri tani e ka kundërshtuar.

Komisioni me mandat tremujor do të përbëhet nga 16 anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, dhe do të bashkëkryesohet nga të dy palët.

Asnjë vendim, që nuk merr shumicën e komisionit nuk quhet i vlefshëm, pikë kjo që i garanton opozitës veton që kërkoi.

Por, një ditë më parë, demokratët deklaruan kushte të tjera për t’u bërë pjesë e reformës zgjedhore, si tërheqja nga Akti Normativ i Nëpunësit Civil, ndërprerja e procedurave për shkarkimin e kryetares së ILDKP-së dhe tërheqja nga amendamenti për AMA-n.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta