Milan-Essien, pothuajse e mbaruar

23/01/2014 20:15

Michel Essien është gjithmonë edhe më pranë Milanit, ndërsa “La Gazzetta dello Sport” informoi se tashmë ekziston një marrëveshje midis dy klubeve.

Përballë ofertës së Seedorf për huazimin e veteranit deri në fund të sezonit, duket se Mourinho dhe agjentët e futbollistit kanë dhënë miratimin e tyre, ndaj kalimi në “San Siro” mund të konkretizohet në orët në vazhdim.

Ndërkohë, merkatoja e Milanit ofron të papritura të reja gjatë kësaj të enjte.

Sipas të njëjtës gazetë, nga Turqia, Trabzonspori është duke përgatitur një “superofertë” për qendërmbrojtësin e kombëtares franceze, Philipe Mexes, paraqitjet e të cilit gjatë vitit kanë qenë zhgënjyese.

Një e re vjen edhe nga porta. Kuqezinjtë duket se janë vendosur në kontakt për kartonin e Kasper Schmeichel, portierit të talentuar 28-vjeçar të Leicester City, klub në kategorinë e dytë angleze.

Schmeichel nuk do t’i kushtonte asgjë Milanit, duke qenë se ai është në fund të kontratës dhe në verë do të ketë mundësinë të lëvizë me parametra zero.

Top Channel