Manipulimi i Topit të Artë

23/01/2014 00:00

Disa trajnerë të kombëtareve të ndryshme, mes të cilëve edhe ai i kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi kanë deklaruar se vota e tyre për Topin e Artë është manipuluar.

Lajmi i publikuar në gazetën spanjolle “Mundo Deportivo” thekson se trajnerët e Bolivisë, Shqipërisë, Republikës Domenikane dhe Kuvajtit kanë deklaruar se votat e tyre janë publikuar ndryshe nga cfarë kanë vlerësuar ata në realitet.

Mes të tjerave kjo gazetë citon edhe trajnerin tonë Xhani De Biasi i cili ka thënë se ai ka votuar me 5 Ronaldon dhe jo Ibrahimovicin, sic është publikuar më pas nga drejtuesit e FIFA-s.

Të gjitha këto janë gënjeshtra ka deklaruar De biazi për Mundo Deportivon. Fitimi i Topit të Artë nga Cristiano Ronaldo solli polemika dhe reagime të shumta, ku më e ashpra ishte ajo e Uli Hënes i cili deklaroi se trofeun duhet ta meritonte Ribery dhe se FIFA ka manipuluar votimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA