F1, Williams prezanton makinën e re

23/01/2014 00:00

Skuderia Williams ka publikuar ditën e enjte në Twitter pamjet e para të FW 36, “një nga makinat më të avancuara nga ana teknologjike”, me të cilin ekipi britanik do të marrë pjesë në Botërorin e Formulës 1 të këtij viti.

“Ka më shumë teknologji në makinën e këtij sezoni”, theksoi Pat Symonds, drejtori teknik i skuderisë.

Sistemi i ftohjes, kutia e marsheve dhe elementet aerodinamikë janë aspektet ku është përqendruar puna e Williams-it, skuderi që do të bashkëpunojë këtë vit me Mercedesin.

“Duam të lëmë pas rezultatet e vitit 2013 dhe kam besim se ky do të jetë një sezon i suksesshëm për ne”, shtoi Symonds.

Pilotët e Williams të vitit 2014 do të jenë Felipe Massa dhe Valtteri Botas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA