Elbasani-Tirana, ndeshje për bamirësi

23/01/2014 00:00

Për herë të parë, ekipi i futbollit të Elbasanit dhe ai i Tiranës janë ndeshur mes tyre për bamirësi.

Ndeshja e futbollit mes dy ekipeve u organizua ditën e mërkurë me qëllim mbledhjen e të ardhurave për t’i ardhur në ndihmë studentes së gazetarisë në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Oltiana Saliaj, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të ekipit të Tiranës me gola të shënuar nga Cota dhe Morina. Nga ky takim u siguruan rreth 4 milionë lekë të vjetra të cilat shkuan në llogari të 21-vjeçares që po lufton për jetën.

Oltiana Saliaj është prekur nga një sëmundje e rëndë dhe mbahet në jetë vetëm përmes aparaturave. Kurimi i saj është i mundur vetëm në klinika të specializuara jashtë vendit, por familjarët e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA