Droga, arrestohen 33 shqiptarë në Itali

23/01/2014 00:00

Vepronte në Shqipëri, Itali dhe Holandë organizata e trafikut të drogës e shkatërruar të enjten nga policia e Firences.

Në kuadrin e një operacioni të zgjeruar janë arrestuar 33 shtetas shqiptarë, një rumun dhe një serb, të gjithë të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Organizata, e cila trafikonte droga të llojeve të ndryshme, mendohet se kryesohej nga tre shqiptarë.

Në kuadrin e operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike që në treg arrinin një vlerë prej 15 milionë eurosh; janë bllokuar pasuri të patundshme, llogari bankare dhe pasuri të tjera, më një vlerë prej dy milionë eurosh.

Sipas hetuesve, linja e trafikut niste nga vendet e Europës veriore dhe furnizonte tregun e Italisë, kryesisht zonat e Lombardisë dhe të Toskanës.

Operacioni ishte fryt i bashkëpunimit mes policive dhe organeve gjyqësore të disa vendeve, në lidhje të vazhdusheme edhe me Shërbimin Qëndror Hetimor mbi organizatat kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA