Barcelona, “poker” në Kupën e Mbretit

23/01/2014 00:00

Barcelona ka mundur 4-1 Levanten në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë dhe takimi i kthimit në Camp Nou kthehet në një formalitet.

Heroi i ndeshjes ishte Tello me një tregolësh, ndërsa Messi dha tre pasimet për golat e të riut spanjoll.

Levante kishte kaluar më parë në avantazh me anë të El Zhar në minutën e 31, por në pjesën e dytë katalanasit përmbysën gjithçka.

Në fillim një autogol i Juanfran e më pas tre gola të Tello vulosën rezultatin 1-4.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta