Australian Open, Cibulkova-Na Li finalja e femrave

23/01/2014 00:00

Sllovakja Dominika Cibulkova dhe kinezja Na Li do të luajnë të shtunën finalen e Australian Open pasi mundën në gjysmëfinale polaken Agnieszka Radwanska dhe kanadezen Eugenie Bouchard.

Në fillim, Na Li mundi 19-vjeçaren Bouchard në 1 orë e 16 minuta me rezultatin 6-2, 6-4. Më pas, ishte radha e Cibulkovës për të prerë biletën e finales në vetëm 1 orë e 10 minuta lojë. Sllovakja fitoi me rezultatin 6-1, 6-2.

Për Cibulkovën kjo është finalja e parë në një Grand Slam në karrierën e saj.

Në katër përballjet e mëparshme mes këtyre dy tenisteve, kinezja Na Li ka fituar të katër takimet duke humbur vetëm një set ndaj sllovakes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA