Udinese eliminon Milanin nga Kupa

22/01/2014 00:00

Befason Milan në çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku është mundur nga Udinese me rezultatin 1-2, e njëkohësisht është eliminuar nga ky aktivitet, ndoshta i vetmi me më shumë mundësi për të arritur zonën europiane në këtë sezon.

E fillojnë mirë kuqezinjtë e Seedorf, pasi kalojnë në avantazh me Balotelli-n në minutën e 6, por këto ishin të paktat minuta që luajtën.

Lodhja dhe mungesa e qartësisë i dhanë shancin Udinese-s të kontrollonte lojën, e të ushtronte presion deri në fundin e pjesës së parë, kur Emanuelson shkakton këtë 11-metërsh në mënyrë të çuditshme.

Pas barazimit të Muriel, edhe pjesa e dytë fillon me të njëjtin ritëm. Udinese, që këmbëngulte më shumë me kundërsulme, dhe Milan, i paqartë dhe me shumë gabime.

Pak minuta nga fundi i ndeshjes, pikërisht nga një kundërsulm, Lopez, i sapofutur në lojë, shënon golin e dytë, që rezultoi edhe i fitores.

Ndërkohë Milan, i lodhur fizikisht dhe me shumë mungesa, nuk arriti të kundërpërgjigjej, duke humbur shancin për të vazhduar më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA