Marotta: Interi nuk u tregua klub serioz

22/01/2014 00:00

“Është hera e parë në më shumë se 30 vjet që më ndodh një situatë e tillë. Kam thërritur këtë konferencë për shtyp për të mbrojtur dy djem që janë keqtrajtuar.”

Këto janë fjalët e Beppe Marotta, administratorit të deleguar të Juventusit, në lidhje me shkëmbimin Vucinic-Guarin që u anulua nga Interi kur gjithçka dukej se kishte përfunduar.

“Komunikata zyrtare e Interit ishte e habitshme sepse nuk kishte asgjë të vërtetë në të. Unë kam dalë në këtë konferencë shtypi për të mbrojtur imazhin e Juventusit dhe të dy futbollistëve të përfshirë në këtë çështje, të cilët janë profesionistë të vërtetë dhe ndaj të cilëve ka pasur sjellje aspak korrekte. Në komunikatë thuhej se Interi nuk do të vazhdonte negociatat për shkëmbimin, por në fakt negociatat kishin përfunduar dhe ishte arritur një marrëveshje verbale”, shtoi Marotta.

Më tej, administratori i deleguar i Juventusit theksoi se klubi zikaltër tregoi mungesë serioziteti në këtë çështje: “Herë tjetër do mendohem dy herë për t’u futur në tratativa me Interin pasi nëse nuk mund të flitet për mungesë besueshmërie, sigurisht që mund të flitet për mungesë serioziteti nga ana e drejtuesve të tyre.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA