Juventus, një ditë pas telenovelës Guarin-Vucinic

22/01/2014 00:00

Juventusi dhe Interi janë rikthyer në ‘ditët e zakonshme’ të merkatos, pas asaj telenovele të përfunduar keq për shkëmbimin Guarin-Vucinic.

Në kampin bardhezi ajo që ndodhi ishte “shpërqendruese”. Kështu u cilësua gjatë deklaratës së të martës, ndërsa të mërkurën pasdite pritet një deklaratë më e zgjeruar në lidhje me cështjen.

Ndërkohë, Vucinic është rikthyer në Torino dhe pritet që të marrë pjesë në seancën e parë stërvitore, pasditen e së mërkurës. Pjesëmarrja e tij është vënë në pikëpyetje, jo vetëm për faktin që sulmuesi malazes përshëndeti shokët, i sigurtë drejt kalimit tek Interi, por edhe për zërat që qarkullojnë pas vizitave mjekësore me stafin zikaltër, që flasin për një gjendje fizike jo optimale të tij.

Paraqitja në stërvitje do të sheshonte këto zëra, ndërsa mungesa do të ngrinte akoma më shumë pikëpyetjet.

Sulmuesi malazez, ashtu si Guarin ranë dakort për shkëmbimin. I pari me shpresën se tek Interi do të gjente një vend titullar dhe rolin e protagonistit, të humbur tek Juventusi përballë dyshes Llorente-Tevez, ndërsa i dyti për të provuar një aventurë të re me kampionët e Italisë.

Një tjetër element që mund të ketë ndikuar në marshin pas të Interit mund të ketë qenë edhe protesta e tifozëve zikaltër, që refuzonin shkëmbimin mes dy lojtarëve.

E ardhmja e Guarin tek Interi duket e paqartë tashmë, ndërsa në mediat italiane thonë se Juventusi mund të trokasë sërish në dyert e Interit për mesfushorin kolumbian, këtë herë me ofertën për ta blerë atë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta