Del Bosque, trajneri më i mirë për kombëtaret

22/01/2014 00:00

Vicente del Bosque është shpallur trajneri më i mirë i kombëtareve për vitin 2013 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Trajneri i Spanjës ka lënë pas në kalsifikim Joachim Low të Gjermanisë dhe Luis Felipe Scolari të Brazilit.

Kjo është hera e katërt që Del Bosque shpallet trajneri më i mirë i vitit për kombëtaret nga IFFHS-ja. Më parë ai ishte përzgjedhur më i miri në vitet 2009, 2010 dhe 2012.

Vicente del Bosque është në krye të Spanjës që nga viti 2008. Me përfaqësuesen iberike ai ka fituar Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Europian në vitin 2012.

Ja renditja e 10 trajnerëve më të mirë të kombëtareve për vitin 2013:

1. Vicente Del Bosque (Spanjë) 161 pikë
2. Joachim Low (Gjermani) 101
3. Luis Felipe Scolari (Brazil) 74
4. Marc Wilmonts (Belgjikë) 54
5. Jose Pekerman (Kolumbi) 40
6. Alejandro Sabella (Argjentinë) 23
7. Oscar Tabarez (Uruguaj) 11
8. Cesare Prandelli (Itali) 9
9. Jürgen Klinsmann (SHBA) 8

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta