
Raffael Nadal dhe Roger Federer do të jetë finalja e parakohshme e “Australian Open”. Dy tenistët do të përplasen me njëri-tjetrin në gjysmëfinalet e turneut, për të vetmen biletë që i afron edhe më shumë me trofeun.
Numri një në rënditjen botërore, Nadal eleminoi në çerekfinale me vështirësi në 3 orë e 37 minuta lojë, 3-2 me sete bullgarin Grigor Dimitrov, numri 22 në rënditjen botërore dhe i konsideruar si ‘pasardhësi më i denjë’ i spanjollit.
Me vështirësi kaloi edhe 32-vjeçari zviceran, katër herë kampion i këtij kompeticioni, Roger Federer, i cili mposhti 3-1, në 3 orë e 20 minuta kohë, tenistin skocez, Andy Murray.
Surpriza mbërrin në garën për femra, ku kampionia në fuqi Azarenka, dorëzoi fronin pas humbjes ndaj Agnieszka Radwanska në çerekfinale.
Top Channel