“Ai është një luftëtar. Nuk do të dorëzohet”

22/01/2014 00:00

Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë rritet frika se shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher mund të mos zgjohet më, por të qëndrojë në një gjendje të përherëshme kome.

Ai ndodhet nën kujdesin maksimal të mjekëve në një spital francez, që pas aksidentit të rëndë në ski, një muaj më parë.

Mjekë neurogolë me famë botërore thonë se sa më shumë zgjatet gjendja e komës, aq më shumë pakësohen shanset që një ditë pacientë të tillë të zgjohen.

Por pavarësisht kësaj, familjarë të Schumacher, bashkëshortja e tij Corinne dhe dy fëmijët e çiftit shprehen optimistë. “Ai është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet kurrë!” deklarojnë familjarët, që vazhdojnë të falenderojnë fansat e ish-pilotit të Formula 1 për mbështetjen dhe solidaritetin e shprehur në forma të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA