Wawrinka mposht Djokovic

21/01/2014 00:00

Stanislas Wawrinka i dha fund mbretërimit 3-vjeçar të Novak Djokovic në turneun e tenisit “Australian Open”.

Tenisti zviceran, i teti në rënditjen botërore, mposhti Djokovic 3-2 me sete në çerekfinalet e turneut.

“Ai është një kampion që nuk dorëzohet kurrë. Isha i përqëndruar tek çdo pikë. Më duhej të qëndroja agresiv dhe të mos dorëzohesha. Harxhova shumë energji, isha nervoz gjithashtu, por tani jam mjaft i lumtur”, deklaroi pas ndeshjes 28-vjeçari Wawrinka.

“Ai e meritoi këtë fitore. E përgëzoj për këtë. S’kam çfarë të them më tepër. Dhashë maksimumin tim. U përpoqa ta fitoja takimin, ashtu si vitin e kaluar në një takim thuajse të ngjashëm, por nuk ia arrita”, tha Djokovic.

Kjo ishte humbja e parë e Djokovic që prej emërimit si trajner të tij të Boris Becker, humbje që i jep fund edhe serisë së 28 fitoreve radhazi të tenistit serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA