Shqipëria pjesë e rrjetit “Traduki”

21/01/2014 00:00

Në Ministrinë e Kulturës është nënshkruar marrëveshja e Shqipërisë me rrjetin “Traduki”, një rrjet europian për letërsinë dhe librat.

Së bashku me Austrinë, Bullgarinë, Gjermaninë, Kosovën, Kroacinë dhe shtete të tjera, tashmë edhe vendi ynë është pjesëtar në programin e përkthimeve që “Traduki” mbështet për letërsinë, librat estetikë, dokumentarë aktualë dhe atyre të shekujve të 20 e 21, për femije e të rinj.

Kjo marrëveshje e bën Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në Projektin Traduki, duke u bërë kështu pjesë e programeve të përbashkëta me partnerë të rëndësishëm nga rajoni dhe Europa.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, mes të tjerësh,  Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, drejtoresha e Fondacionit “Fischer” Antje Contius,  atashe kulturorë të akredituar e Shqipëri, përkthyes dhe partnerë të “Tradukit” në vend.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta