F1, gara e Bahreinit do të zhvillohet natën

21/01/2014 00:00

Donin të ishin gara e parë e kampionatit në mënyrë që Botërori 2014 i Formulës 1 të niste në Bahrein, por në fund u kënaqën me Cmimin e Madh të tretë në radhë. Gjithsesi, organizatorët e kësaj gare kanë arritur të bindin që gara e Bahreinit të zhvillohet natën.

FIA ka bërë të ditur se kjo garë do të nisë në orën 18:00 me orën lokale (17:00 me orën shqiptare). Në vendin arab do të errësuar në këtë orar.

Provat zyrtare do të zhvillohen në të njëjtin orar kur do të nisë gara. Zayed Al Zayani, presidenti i komitetit organizator i garës së Bahreinit, donte që gara të zhvillohej me drita për të festuar 10-vjetorin e këtij Cmimi të Madh, që për herë të parë është fituar në vitin 2004 nga Michael Schumacher.

Në këtë mënyrë, bashkë me Singaporin dhe Abu Dabin, gara e Bahreinit do të jetë e treta garë në Formulën 1 që zhvillohet natën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA