
Skuderia Caterham ka njoftuar se pilotët e saj zyrtarë për Botërorin e Formulës 1 të vitit 2014 do të jenë japonezi Kamui Kobayashi dhe suedezi Marcus Ericsson, të cilët zëvendësojnë Charles Pic dhe Giedo van der Garde.
Në këtë mënyrë plotësohet numri i pilotëve që do të marrin pjesë në sezonin e ri të sportit më të shpejtë në Botë, sezon që do të nisë në muajin mars me Cmimin e Madh të Australisë.
Për Kobayashin bëhet fjalë për një rikthim në Formulën 1 pasi ka qenë pjesë e Sauberit në periudhën 2009-2012. Rezultati i tij më i mirë ka qenë vendi i tretë në Cmimin e Madh të Japonisë në vitin 2012.
Ndërsa për 23-vjeçarin Ericsson kjo do të jetë eksperienca e parë në F1. Piloti nordik vjen nga GP2, ku vitin e kaluar arriti një fitore dhe përfundoi në vend të gjashtë me ekipin DAMS.
Top Channel