Cristiano: Dua të përmirësohem sërish

21/01/2014 00:00

Cristiano Ronaldo deklaroi në një intervistë për ‘France Football’ se fitimi i Topit të Artë ishte një lehtësim i madh për të, por kjo nuk do të thotë që nuk do të punojë më fort në të ardhmen.

“Jam më i qetë, por dua ende të përmirësohem. Nuk fle mbi dafina pasi çdo vit dua të bëhem një futbollist edhe më i mirë. Dua të fitoj tituj me Realin dhe Portugalinë. Topi i Artë nuk është qëllimi im kryesor”, deklaroi sulmuesi i madrilenëve.

Cristiano pranoi se debatet mbi Topin e Artë e bënin nervoz: “Kam kaluar javë të vështira. Të gjithë flisnin mbi Topin e Artë: nëse do e fitoja unë, nëse do e fitonte Ribery… Mundohesha të mos dëgjoja asgjë nga këto, por është e pamundur. Edhe mamaja më pyeste shpesh nëse do e fitoja apo jo. Tani jam më i qetë dhe gati për një vit edhe më të mirë se ai 2013.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA